Sot lansohet fushata “Festo me zemër, jo me armë”

Ministria e Punëve të Brendshme do të lansojë fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”.

Zyra për Komunikim Publik e MPB-së përmes një komunikate bëri të ditur se hapjen e kësaj ceremonie do ta bëjë Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe njëherit Koordinatorit Nacional për kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivit.

Sipas kësaj komunikate, ngjarja do të zhvillohet duke filluar nga ora 09:30 deri në 10:30.

Go to TOP