Sonte “Zjerm” në Prishtinë
Përfaqësuesit e Shqipërisë në festivalin ndërkombëtarë Eurovision 2025, Shkodra Elektronike sonte do të performojnë në Prishtinë, në nder të ditës se çlirimit të Prishtinës.
Kryetari i Kryeqytetit, Perparim Rama, ka pritur në vizitë zyrtare sot Shkodrën Elektronike, të cilët i nderoi edhe me hyjneshën në fron, raporton KosovaPress.
Pas vizitës, në një konferencë për media, kryetari i Prishtinës, Rama tha se sonte do të jetë një koncert i mrekullueshëm me këngën “Zjerm”.
Rama: Shkodra Elektronike, më të mirët e trojeve shqiptare
“Jam këtu me artistët e mirënjohur, Shkodrën Elektronike, më të mirët e trojeve shqiptare që na kanë përfaqësuar Shqiptarinë dhe performancën e tyre dhe tash po vqzhdojnë me krijua një brend të ri autoktonë, që ndërlidh të vjetrën me të renë. Ne i kemi në Prishtinë për nder të ditës së çlirimit të kryeqytetit dhe Kosovës. Sonte do të jetë një koncert i mrekullueshëm”, tha Rama.
Beatriçe Gjergji u shpreh se publiku i Kosovës i ka mirëpritur me emocione herën e parë para disa viteve.
Gjergji: Ka qenë një emocion fantastik
“Publiku i Kosovës na ka bërë një mirëpritje herën e parë që kemi bë një koncert këtu, ishte e mrekullueshëm. Për mua personalisht ishte një mbrëmje ku ndjeva vetën më të fortë. Ka qenë një emocion fantastik shpresoj edhe sonte të jetë për të gjithë e bukur”, u shpreh ajo.
E Kolë Laca tha se është një nder i madh për ta për të performuar në një ditë kaq të madhe për kryeqytetin e Kosovës.
Laca: Është nder i madh për ne me qenë këtë ditë aq të veçantë për Prishtinën e Kosovën
“Është nder i madh për ne me qenë këtë ditë aq të veçantë për Prishtinën e Kosovën. Faleminderit për hyjneshën në fron është shumë nder për ne”, tha Laca.
Ndërsa, drejtoresha e FemArt, Zana Hoxha e cila ka organizuar këtë koncert me Komunën e Prishtinës shtoi se ky është koncerti i parë i tyre pas Eurovisionit.
Hoxha fton të gjithë që të marrin pjesë në koncert sonte, sepse sipas tij, do jetë një natë e festës e kulturës.
Hoxha: Është koncerti i parë, koncert ekskluziv që do të mbahet në Prishtinë
“Është koncerti i parë, koncert ekskluziv që do të mbahet në Prishtinë. Ftoj të gjithë publikun e Prishtinës e Kosovës që të na bashkëngjiten sonte prej orës 08:00, sepse do jetë një natë e festes e kulturës”, shtoi Hoxha.
Sonte do të përfomojnë Shkodra Elektronike në ora 20:00 në AMC Hall.
