Sonte finalja e Eurovisionit, Shqipëria performon e pesta me ‘Nân’
Vëmendja e Evropës sonte do të jetë e përqendruar në arenën prestigjioze ‘Wiener Stadthalle’, ku mbahet finalja e madhe e festivalit Eurovision. Spektakli muzikor do të transmetohet drejtpërdrejt nga ora 21:00 në Radiotelevizionin e Kosovës.
Në garën për trofeun e këtij edicioni do të marrin pjesë 25 shtete finaliste, ndërsa Shqipëria do të paraqitet e pesta në renditje.
Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga Alis Kallaçi me këngën “Nân”, e cila ka tërhequr vëmendje të madhe pas performancës së fuqishme në gjysmëfinalen e dytë. Në orët e fundit, kënga është renditur ndër më të klikuarat në platformat sociale dhe muzikore, duke rritur pritshmëritë për një rezultat pozitiv në finale.
Mbrëmja finale do të hapet nga Danimarka, ndërsa para Shqipërisë do të performojnë Gjermania, Izraeli dhe Belgjika.
Renditja e shteteve në natën finale:
01. Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
02. Gjermani: Sarah Engels – Fire
03. Izrael: Noam Bettan – Michelle
04. Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
05. Shqipëri: Alis – Nân
06. Greqi: Akylas – Ferto
07. Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
08. Australi: Delta Goodrem – Eclipse
09. Serbi: LAVINA – Kraj Mene
10. Maltë: AIDAN – Bella
11. Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
12. Bullgari: DARA – Bangaranga
13. Kroaci: LELEK – Andromeda
14. Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
15. Francë: Monroe – Regarde !
16. Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
17. Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
18. Poloni: ALICJA – Pray
19. Lituani: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más
20. Suedi: FELICIA – My System
21. Qipro: Antigoni – JALLA
22. Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
23. Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
24. Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
25. Austri: COSMÓ – Tanzschein
