Sondazh: Sokol Haliti i LDK-së prin bindshëm në garën për kryetar të Vitisë
Sipas sondazhit të fundit të zhvilluar nga Kosova.info në bashkëpunim me OJQ “Vullneti Rinor”, në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Komunën e Vitisë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sokol Haliti, kryeson bindshëm garën me 46.1% të mbështetjes nga qytetarët e anketuar.

Në vendin e dytë renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi, me 28.9%, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me kandidatin Bekim Azizi zë vendin e tretë me 22.8%. Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Labinot Bislimi, ka marrë 2.2% të përkrahjes.
Sondazhi është realizuar me 1200 të intervistuar nga të gjitha fshatrat dhe lagjet e komunës së Vitisë, gjatë periudhës 25 shtator – 2 tetor 2025, duke synuar të pasqyrojë opinionin publik në mënyrë sa më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Rezultatet tregojnë se LDK ruan një bazë të fortë elektorale në komunë, ndërsa Vetëvendosje shënon një rënie të lehtë krahasuar me zgjedhjet e kaluara komunale. Ndërkohë, PDK mbetet forcë e qëndrueshme e tretë, kurse AAK përfaqësohet me një përqindje të vogël votuesish.
Zgjedhjet komunale do të mbahen më 12 tetor 2025, dhe pritet të jenë ndër garat më interesante të këtij viti në komunën e Vitisë! /Kosova.info/
