“S’na priti me diell, por me shi”, Rama “i zhgënjyer” nga moti në Kotor për Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur “i zhgënjyer” që Mali i Zi, priti liderët me shi, dhe jo me diell, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Kështu e nisi fjalën e tij në konferencën e nisjes së këtij samiti i cili po mbahet në Kotor.

“Para se gjithash do të thosha që jam shumë i zhgënjyer që Mali i Zi nuk arriti të na mirëpresë me diell, por na mirëpriti me shiun gjerman, por çdo gjë tjetër është në rregull”, u shpreh Rama.

Ai më pas tha se ky samit do të hapë shtigje të reja për të gjitha vendet, për t’u integruar në Bashkimin Evropian, në tregun unik të tij.

“Një proces shumë inspirues dhe udhëzues që do të hapë shtigje të reja për të gjitha vendet tona, për t’u integruar në Bashkimin Evropian, në tregun unik të BE-së dhe për të rritur tregtinë duke krijuar kështu mundësi të reja.të reja për të gjitha vendet e Ballkanit, për tregun e përbashkët të BE dhe për rritjen e tregtisë, ndërkohë që krijon mundësi të reja për qytetarët tanë. Shpresojmë që brenda këtij viti transferet financiare të qytetarëve tanë nga BE në vendet tona të jenë shumë më të lira, për të mos pasur barrën e shpenzimeve që kanë. Për pjesën tjetër duhet të punojmë”, tha më tej kryeministri i Shqipërisë.

Go to TOP