Skandali: Arsimtarja shëtit fëmijët me një kosto të pesëfishtë: nga një pije prej 30 centë!

Udhëtimet e shpeshta dhe shëtitjet janë bërë një praktikë e shpeshtë kohëve të fundit, ku përveç shpenzimeve që duhen përballur për t’i siguruar fëmijës një edukim të pandërprerë, ato shpesh janë një goditje për buxhetin e prindërve. Ndonëse këto udhëtime apo shëtitje, përjashto mësimet në natyrë që rrallë ndodhin, nuk janë të detyrueshme, por secili prind dëshiron t’i jap fëmijës së tij mundësinë për tu shëtitur me shokët e klasës, për të parë dhe mësuar diçka të re. Por shpesh këto ekskursione apo shëtitjet po shndërrohen në skandale kur është fjala për kostot dhe çfarë përfshihet në çmimin e aranzhimeve që paguajnë.

Kështu prindërit e fëmijëve të një paraleleje VI/1 janë në konfuzion nga kërkesat e kujdestares së kësaj klase, arsimtares së muzikës Arta Sadiku të shkollës fillore “Shaban Shala”, në Besianë.

Burime të agjencisë “Kosova.info” informojnë nën kushtet e anonimitetit se janë vënë në një situatë të rëndë nga kërkesat e arsimtares. Ajo për një shëtitje, (“Ditën e fëmijëve”, 1 Qershori) deri në sheshin e qytetit ju kërkuar nxënësve secilit nga 1.50 euro të cilëve më pas u ka dhënë nga një lëng frutash (Dona ose Ex) në vlerë 30 centë!

Ajo nuk është ndalë me kaq. Për organizimin e një ekskursioni ju ka kërkuar nga 4.50 euro, ku ka sqaruar se meqë vendi ku do shkojnë është i shtrenjtë, atëherë ajo do t’i blejë vet ushqimet me rekomandimin se secili nxënës mund të merr me vete diçka nëse dëshirojnë!.

“Ajo edhe në ta kaluarën ka kërkuar para për blerje të tortave. Kurse nxënësit që janë nga familjet e pasura i ka bullizuar në klasë duke u thënë “marre nëse nuk keni sjellë para më shumë, se ju keni”.

Nuk dihet nëse inspeksioni i arsimit është në dijeni për këso skandalesh që po ndodhin sepse me siguri nuk është as i pari as i fundit, ndonëse më i freskët se të tjerat. /Kosova.info/

Go to TOP