Situata në Kosovë, deputeti i PS: Vuçiç po viktimizohet në arenën ndërkombëtare!

Deputeti socialist, Denis Deliu duke komentuar situatën, tha se pas zgjedhjeve në veri, kryeministri Albin Kurti kishte plotësisht të drejtë që të siguronte që kryetarët e rinj të katër komunave të nisin punën.

Deliu tha se lufta hibride është e lartë në veri është e lartë, ndërsa sa i takon KFOR u shpreh se ka vepruar mirë.

Sipas tij, presidenti serb po viktimizohet në arenën ndërkombëtare.

“Ata punojnë çdo ditë që ta konolizojnë Kosovën. Në territoret e Kosovës, të ketë serbë. Beogradi dhe Vuçiç shfrytëzon situatën në Ukrainë për të përfituar në arenën ndërkombëtare dhe për t’u viktimizuar, duke thënë se Kurti do realizojë sovranitetin e komunave, ndërkohë që Lista Serbe nuk ka marrë pjesë. Ata kanë fituar dhe Kurti ka shumë të drejtë të marrë vendimin që ata kryetarë komunash të vijojnë punën. Rreziku i një konflikti konvencional është i ulët, por lufta hibride është e lartë. Në arenën ndërkombëtare, Vuçiç po mundohet t’iu shpjegojë serbëve, që unë po bëj gjithçka që t’iu mbroj ju. KFOR ka vepruar mirë, është për tu përgëzuar.”, tha Deliu.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se javën e ardhshme do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të diskutuar rreth mundësive për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të vendit.

Go to TOP