Sindikata e Policisë distancohet nga kryetari i suspenduar

Sindikata e Policisë së Kosovës, në një komunikatë për media, ka njoftuar se togeri i suspenduar nën dyshimin për “Fotografim dhe incizime të tjera të paautorizuara” është kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri. 

Këshilli Drejtues i SPK-së ka thënë se distancohet nga veprimet kundërligjore të kujtdo çofshin ato, “duke premtuar angazhim të plotë dhe të vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e mirëqenies së punonjësve të PK-së” .

“Sot me datë 10.05.2024, Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës me shqetësim ka ndjekur zhvillimet rreth përfshirjes së njërit nga anëtarët e Kryesisë Ekzekutive të SPK-së respektivisht Kryetarit të SPK-së në veprime të kundërligjshme, ku me rekomandim të IPK-së edhe është suspenduar Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës zt. Imer Zeqiri nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Fotografim dhe incizime tjerat të paautorizuara nga neni 202 i KPRK-së.

Këshilli Drejtues i SPK-së distancohet nga veprimet kundërligjore të kujtdo çofshin ato, duke premtuar angazhim të plotë dhe të vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e mirëqenies së punonjësve të PK-së”, thuhet në njoftim .

KD i SPK ka thënë se ditëve në vijim së do të dal me njoftim shtesë rreth zhvillimeve të fundit në SPK.

Go to TOP