Silva pas humbjes në finalen e FA Cup: Zhgënjim i madh për ne

Mesfushori i Manchester City-t, Bernardo Silva, është shprehur tejet i zhgënjyer me humbjen në finalen e FA Cup ndaj Crystal Palace.

City u mposht 1-0 në “Wembley” të shtunën, me portierin e Palace, Dean Henderson, që priti një penallti nga Omar Marmoush dhe siguroi trofeun për ekipin londinez.

“Ishte një zhgënjim i madh për ne. E dinim që do të përballeshim me një skuadër të fortë. Ata mbrohen thellë dhe janë shumë të durueshëm, duke pritur momentin e duhur për të kundërsulmuar”, ka thënë Silva.

“Na mungoi pak më shumë cilësi në të tretën e fundit të fushës për të përfunduar aksionet. Kishim një penallti dhe tre apo katër raste, por ata e merityan. Urime Crystal Palace”, ka theksuar ai.

City e mbyll sezonin pa asnjë trofe, ndërsa Crystal Palace bëri historinë me këtë fitore surprizë në “Wembley”.

Go to TOP