Si po funksionon marrëveshja Shqipëri-Kosovë në Qafë-Prush të Hasit
Lehtësimi i kalimeve në këtë pikë kufitare vjen menjëherë mbas marrëveshjes së dy ministrave, atij të Kosovës dhe Shqipërisë.
Pas pikës së kufirit të Morinit zbatohet edhe në Qafë Morine dhe Qafë-Prush, kalimi pa kontrolle për shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës.
Udhëtarët shprehen të kënaqur dhe të lirë për të shkuar tek familjarët e tyre, por edhe për arsye pune.
Pritet që kjo procedurë të aplikohet edhe në pikat e tjera kufitare.
