Shteti formon ekip special për të punësuar pakicat

Vetëm 0.3 për qind e romëve, ashkalinjëve e egjiptianëve janë të punësuar në institucionet publike.

Kjo shifër alarmoi organizatën Voice of Roma, Ashkali and Egyptians, pas një hulumtimi që e bënë para hartimi të draft mekanizmin për punësimin e grupeve të margjinalizuara në Kosovë.

Por, që kjo të ndryshoj qeveria, të mërkurën formoi ekipin ndërinstitucional që do të merret veç me punësimin e romëve, ashkalinjëve e egjiptianëve në institucionet publike.

Ky mekanizëm do të merret edhe me zbatimin e deklaratës së Pozanit e cila përbëhet nga 5 pika, të cilat përfshijnë integrimin e komunitetit romë në arsim, shëndetësi, strehim e punësim.

Go to TOP