Shtatë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Shtatë raste pozitive me COVID-19 janë shënuar të dielën në Kosovë, nga testimi i 1,011 të dyshuarve për koronavirus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje si pasojë e virusit.

MSh-ja ka njoftuar se numri i rasteve aktive është 321, derisa të shëruar brenda 24 orëve të fundit janë 10 persona.

Ndërkohë, edhe gjatë ditës së diele është zhvilluar procesi i vaksinimit, me gjithsej 965 të vaksinuar në tërë Kosovën.

Më dozën e dytë deri më tani janë vaksinuar 772,388 persona ndërkaq numri i dozave të administruara që nga fillimi i vaksinimit, është 1,644, 358.

Go to TOP