Kurti e Haxhiu ia vazhdojnë mandatin zëvendësdrejtorit të AKI-së edhe për pesë vjet

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e mandatit të Agon Bytyqit si zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas Haxhiut, Bytyqi do ta ushtrojë këtë detyrë edhe për pesë vjet, ndërsa rizgjedhja e tij bazohet në përvojën, njohjen e institucionit dhe përgjegjësinë e treguar gjatë mandatit të parë.

Ajo shtoi se Bytyqi u falënderua për punën e deritanishme dhe iu urua sukses në mandatin e ri.

Go to TOP