Ulutash pret certifikimin e zgjedhjeve që ta urojë Kurtin për fitoren e 7 qershorit, flasin edhe per sigurinë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Në nisje të takimit, që rastisi në ditën e certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti pranoi urime nga gjeneralmajor Ulutaş për fitoren e 7 Qershorit.
Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në vend dhe rajon. Krahas angazhimit për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, u diskutua edhe për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tij. /Kosova.info/
