Shtatë nominime për Dua Lipën dhe dy të tjera për Bebe Rexhën në “iHeartRadio Music Awards 2023”

Evenimenti prestigjioz i ndarjes së çmimeve “iHeartRadio Music Awards 2023” po afron, ndërsa e gjithë ngjarja pritet të zhvillohet në Los Angeles me datë 27 ma

Ngjarja do t’i shpërblejë me çmime artistët si dhe këngët më të dëgjuara bazuar në statistikat e vitit që lamë pas, të grumbulluara nga stacionet e iHeartRadio si dhe ato të aplikacionit me të njëjtin emër, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.

Spektakli i këtij viti pritet të shoqërohesh me prezantimin e çmimeve në kategoritë e kësaj ngjarjeje, ndërsa priten edhe befasi dhe performanca ‘live’ nga artistët më me nam.

Pjesë e nominimeve të këtij viti janë edhe dy artiset me origjinë shqiptare dhe reputacion ndërkombëtar, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Lipa është nominuar në shtatë kategori, teksa Rexha në dy sosh me këngën “I’m Good (Blue)” me Daivid Guettan.

Pos, Duas dhe Bebes, pjesë e nominimeve janë artistët më eminentë në diskografinë botërore, përfshirë Doja Cat, Taylor Swift e Harry Styles.

Go to TOP