Shtabi Emergjent aktivizohet në Prishtinë pas reshjeve të dendura të shiut
Kryeqyteti ka vënë në funksion Shtabin Emergjent pas reshjeve të fuqishme të shiut që kanë vështirësuar qarkullimin dhe kanë rritur rrezikun në disa zona të Prishtinës. Autoritetet po ndjekin nga afër situatën dhe janë në terren për menaxhimin e rasteve problematike.
Qytetarët këshillohen të lëvizin vetëm kur është e domosdoshme dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare nga institucionet e sigurisë. Për çdo emergjencë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Operative Emergjente në numrat falas 0800 122 33 dhe 0800 122 44.
Në koordinim janë ekipe nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, Policia e Kryeqytetit dhe Brigada e Zjarrfikësve, ndërsa situata po monitorohet vazhdimisht nga Lulzim Fushtica, Bekim Bislimi dhe Muhamet Reqani./Kosova.info/
