Shqiptari në garë për zgjedhjet në Kroaci

Zgjedhjet në Kroaci do të mbahen më 17 prill. Në këto zgjedhje do të marrin pjesë edhe kandidatë me origjinë shqiptare.

Njëri ndër kandidatët që ka shpallur kandidaturën për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Kroaci, është edhe doktori në Klinikën Universitare Urologjike në Zagreb, Shoip Shoipi.

Shoipi tha për ‘Lajmet e fundit”, në RTK se është shumë i kënaqur me fushatën që ka pasur deri tani. Ai tha se është i gatshëm të u ndihmojë shqiptarëve që janë pakicë në Kroaci.

Kandidati shqiptar theksoi se ka përkrahje dhe do të përfaqësoj denjësisht. Sipas tij, diversiteti ynë kombëtar është një pasuri që na bën më të fortë dhe forcon të ardhmen tonë të përbashkët.

“Mua më kë shtyrë që të kandidoj, pasi që të rinjtë po larohet edhe nga Kroacia dhe po shkojnë në vendet e tjera. Pra kemi migrim mbi migrimin. Synimi ynë është që të ndali ikjen nga Kroaci. Me regjistrimin e popullatës, kemi 20 % të rënies së popullatës shqiptare në Kroaci, por ka rënie edhe numrit të popullsisë së kroatëve”, tha ai.

Shoipi beson se shqiptarët do të mobilizohen dhe do të mbrojnë interesat e shqiptarëve në Parlamentin e Kroacisë.

Go to TOP