Atalanta i jep leksione futbolli Liverpoolit

Atalanta e ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-0 në “Anfield Road” në çerekfinalen e parë të Ligës së Evropës.

Mario Pasalic rrezikoi i pari që në minutën e tretë, por Caoimhin Kelleher bëri pritje të bukur.

Alexis MaC Allister dhe Darëin Nunez kishin raste shumë të mira, por që nuk arritën të shënonin.

Italianët kaluan në epërsi në minutën e 38-të, kur Davide Zappacosta asistoi te Gianluca Scamacca, i cili shënoi për 1-0.

Epërsia ka mundur të shkojë në dy gola për Atalantan në fundin e pjesës së parë, por gjuajtja e Teun Koopmeiners u ndal nga Caoimhin Kelleher.

Me të nisur pjesa e dytë, Jurgen Klopp bëri tri zëvendësime, pasi nuk ishte i kënaqur në pjesën e parë.

Në minutën e 60-të, sërish dush i ftohtë për lojtarët e Liverpoolit, pasi Charles De Ketelaere asistoi te Scamacca që shënoi golin e dytë personal për 2-0.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Mario Pasalic doli në skenë për të shënuar për 3-0, duke i dhënë epërsi të madhe Atalantas.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave ne Bergamo.

Go to TOP