Shqipëria dhe Kazakistani heqin vizat, marrëveshja nënshkruhet në New York

Shqipëria dhe Kazakistani kanë firmosur marrëveshjen për heqjen e vizave.

Marrëveshja u nënshkrua në Nju Jork gjatë një takimi mes Ministrjes për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar.

Në kryeqytetin Astana, ndodhen rreth 300-400 shqiptarë ndërsa në Kazakistan punojnë nga 3-4 mijë shqiptarë në vit.

Ministrja u shpreh se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe në lirinë e lëvizjes.

Go to TOP