Shqipëri: Shtohet fluksi i udhëtarëve, për shkak të festave të fundvitit

Brenda 24 orëve të fundit, nga Greqia kanë hyrë 5 mijë e 518 emigrantë, ndërsa 2 mijë e 185 qytetarë kanë udhëtuar drejt vendit fqinj.

Pritja e emigrantëve që po kthehen në Shqipëri gjatë kësaj të shtune ka zgjatur katër orë në token greke për të kryer procedurat, kjo për shkak se policia kufitare e vendit fqinj është duke punuar vetëm me 3 sportele edhe pse fluksi rritet orë pas ore.

I lartë vazhdon të mbetet edhe numri i veturave që presin të dalin nga toka shqiptare, ku policia kufitare ka hapur 6 sportele dhe po menaxhon fluksin pa vonesa, raporton Tvklan.a.

Lidhur me shtimin e udhëtarëve në këto prag festash, ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ai tha se ka pasur kontakte të vazhdueshme me homologët e tij në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut me qëllim shtimin e sporteleve për të shmangur radhët e gjata.

Go to TOP