Shpërthimi i hepatit misterioz që po përhapet masivisht dhe që dëmton rëndë mëlçinë, zbardhet ç’kanë zbuluar shkencëtarët që lidhet mes infektimeve dhe kontaktit me qentë

Shkencëtarët janë duke studiuar nëse ekziston një lidhje e mundshme midis qenit dhe rritjes së rasteve të fundit të hepatitit misterioz tek fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Sky News.

Më shumë se 160 raste janë regjistruar në shpërthimin aktual, por arsyeja e infektimeve është ende e paqartë.

Nga pyetësorët me familjet ka rezultuar “numër relativisht i lartë i familjeve që kanë një qen ose kanë qenë të ekspozuar ndaj qenve”, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas tyre, 64 nga 92 rastet me të dhëna të disponueshme, përmendin se kanë pasur kontakte me qen.

UKHSA tha se “rëndësia e këtij zbulimi është duke u eksploruar”, por se mund të jetë një rastësi sepse pasja e një qeni është e zakonshme në Mbretësinë e Bashkuar.

Askush nuk ka vdekur nga rastet aktuale të infektimeve, megjithëse 11 fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar kanë pasur nevojë për transplantim të mëlçisë dhe autoritetet shëndetësore theksojnë se rreziku për t’u prekur nga hepatiti është “jashtëzakonisht i ulët”.

Hepatiti është inflamacion i mëlçisë dhe zakonisht shkaktohet nga një infeksion viral ose dëmtim i mëlçisë nga alkooli.

Go to TOP