Kosova.info

Shpërthim në një tempull fetar në Kabul – nuk dihet asgjë për fatin e rreth 30 personave

Ka frikë për sigurinë e dhjetëra besimtarëve në kryeqytetin afgan, Kabul, pasi një tempull i Sikhëve u godit nga një shpërthim.

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës dhe nuk dihet nëse ka viktima.

Një zyrtar lokal në vendngjarje, Gornam Singh, i tha agjencisë së lajmeve reuters se kishte deri në “30 persona brenda tempullit” në kohën e shpërthimit, shkruan bbc.

“Nuk e dimë sa prej tyre janë të gjallë apo sa të vdekur”, tha ai. “Talibanët nuk po na lejojnë të hyjmë brenda, ne nuk dimë çfarë të bëjmë”, shtoi Singh.

Transmetuesi lokal, Tolo transmetoi pamje që tregonin shtëllunga të rënda tymi që ngriheshin nga zona.

Ndërtesa është tempulli i fundit kujtues i Sikhëve në kryeqytet dhe udhëheqësit e komunitetit vlerësuan së fundmi se vetëm 140 sikë kanë mbetur në Afganistanin kryesisht mysliman, nga 100 mijë në vitet 1970.

Sulmi është i fundit që goditi qytetin që kur talebanët rimorën kontrollin e Afganistanit vitin e kaluar.

Në dhjetor, më shumë se 20 njerëz u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në një sulm me armë dhe bombë në një spital ushtarak në qytet.

Dhe në muajin prill, gjashtë persona u plagosën pasi një granatë u hodh në një xhami. Shteti Islamik i Provincës Khorasan (ISIS-K) mori përgjegjësinë për atë sulm.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort