Shpërthim në Lushnjë – raportohet një i vdekur dhe gjashtë të lënduar, mes tyre deputeti i PS-së

Një person ka vdekur e gjashtë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, që ka ndodhur të premten në një magazinë në ndërtim në Lushnjë.

Mediat në Shqipëri raportojnë se mes të lënduarve është edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela.

Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, ndërsa dyshohet se gjatë punës në fabrikë, një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.

Go to TOP