Shpërthen zjarri në një stallë që kishte ushqim bagëtish në Skenderaj – Policia heton rastin

Policia e Kosovës, ka njoftuar se për shkak të një teli të rrymës është përfshirë në zjarr një objekt stallë me ushqim bagëtish.

Po ashtu, nga zjarri janë përfshirë shtatë panele solare dhe një kompresor për ngjyrosje.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Skenderaj / 16.12.2024 – 13:30. Është raportuar se si pasojë e një teli të rrymës është përfshirë në zjarr një objekt (stallë) me ushqim bagëtishë, shtatë panele solare dhe një kompresor për ngjyrosje. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime’’, thuhet në raportin e PK-së.

Go to TOP