Shpërndante kanabis në Tiranë, arrestohet 23 vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar pasi shiste kanabis në kryeqytet.

Pasi e siguronte lëndën narkotike, ai e ndante në sasi të vogla që më pas ta shpërndante.

“Në rrugën “Athina”, në Kamzë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. D., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa,” – thuhet në njoftimin e policisë.

Ende po punohet për të dokumentuar gjithë veprimtarinë kriminale të 23-vjeçarit.

Go to TOP