Shpend Ahmeti: Për çfarë koordinimi me ndërkombëtarët po flisni?

Shpend Ahmetit i duket “interesante” pyetja e opozitës kosovare për Kryeministrin Albin Kurti, nëse ai është koordinuar me ndërkombëtarët kur vendosi ta fuqizojë vendimin për reciprocitet për targat dhe dokumentet e lëshuara nga Serbia.

Ish-zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, që ishte larguar nga partia e Kurtit, ka një problem me pyetjen e opozitës, nga e cila i kanë kërkuar Kryeministrit të veprojë në bashkërendim me ndërkombëtarët.

“Pa e komentuar vendimin e Qeverisë Kurti, është interesante pyetja e vetme e opozitës, nëse kishte bashkërendim me komunitetin ndërkombëtar. Cka është bashkërendimi? Aprovim? Informim?”, pyet Ahmeti.

Sipas tij, nuk mund të ketë aprovim nga ndërkombëtarët për ta prishur status quo-n.

“Një gjë është e sigurt; kurrë nuk do të ketë bashkërendim (aprovim) prej komunitetit ndërkombëtar për të prishtur status quo-n. Është krejt pyetje tjetër ajo se a i ka ka kalkuluar Qeveria rreziqet dhe kostot e këtij vendimin. Kjo është puna e saj”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Go to TOP