Shpejtim Bulliqi publikon fotografitë për të cilat akuzon Ekrem Hysenin për propagandë të ndyrë e të pandershme

Shpejtim Bulliqi do të jetë kundërkandat i Ekrem Hysenit në duelin e 14 Nëntorit, balotazh në të cilin do të vendoset se kush do të udhëheqë me Podujevën për katër vitet e ardhshme.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bulliqi ka shpërndarë fotografitë që po qarkullojnë në opinionin, se kinse Bulliqi është pjesë e një skandali.

Sipas Bulliqit, kundërkandidati i tij, Hyseni, për një grusht vota po bën propagandë të ndyrë e të pandershme.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Të dashur qytetarë, më poshtë po i postoj fotot me të cilat javët e fundit ekipi i Ekrem Hysenit në mënyrën më të ulët u perpoq të më cenojnë integritetin tim moral, familjar e intelektual.Kjo është fushata që po e bën Ekrem Hyseni me ekipin e tij. Kjo është fushata e doktorit, që e ka plot gojën humanizëm, e që e ka dhënë edhe betimin e Hipokratit.Ai qe është betuar se do t’u dalë në ndihmë pacientëve, siç e obligon profesioni, duket se para shefave të tij është betuar se do të perdor të gjitha mjetet për të realizuar ëndrrën e krerëve të partisë së tij.Në këtë garë të ndytë që po e bën, po godet edhe në integritetin moral e familjar.Por, karrshi kësaj fushate të ndyrë nuk do të rrimë duarkryq. Ata që po shpifin kaq ulët do t’i denoncojmë dhe do të perballën me ligjin. Nuk ka qenë në traditen tonë, që për të zaptuar një grusht pushtet, të preket nderi e morali i familjes. Turp!

https://www.facebook.com/shpejtimbulliqi144/posts/3151039551777262

Go to TOP