Fillon shpërndarja e pyetjeve të testit të maturës në grupe
Ka mjaftuar vetëm pak minuta nga nisja e Testit të Maturës Shtetërore që pyetjet të publikohen në grupe të ndryshme, përfshirë edhe në Viber.
Ky test ka filluar sot nga ora 10:00.
Ndërkohë, në këtë test po marrin pjesë 19 mijë e 514 nxënës në 152 qendra testimi në të gjithë vendin.
Procesi i testimit po administrohet nga 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve.
Kjo në fakt është një dukuri që përsëritet secilin vit në Testin e Maturës.
