`Shpata e Artë 2024`, KFOR-i, EULEX-i dhe Policia realizojnë stërvitjen

Policia e Kosovës dhe EULEX-i kanë njoftuar se bashkë me KFOR-in kanë realizuar një trajnim të përbashkët.

Siç thuhet në njoftimin e policisë dhe EULEX-it, qëllimi i trajnimit ishte testimi i gatishmërisë së reaguesve të tri niveleve në Kosovë për menaxhimin e krizave.

“Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë sot në ushtrimin e përbashkët ‘Shpata e Artë 2024’ me Policinë e Kosovës dhe misionin KFOR të udhëhequr nga NATO.

EULEX-i është reaguesi i 2-të i Kosovës në fushën e sigurisë, si pjesë e një mekanizmi 3-shtresor të reaguesve në fushën e sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i 1-rë, EULEX-i është reaguesi i 2-të, dhe KFOR-i është reaguesi i 3-të.

Ushtrimi, që u mbajt në Kampin Vrella, kishte synim testimin e mundësisë dhe gatishmërisë tonë për zbatimin e procedurave për menaxhimin e përbashkët të krizave. Kjo me qëllim mbështetjen më të mirë të stabilitetit të Kosovës dhe kontribuimin për sigurinë e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP