Shoqërohet në polici një serb në Mitrovicë të Veriut, iu gjet një sprej vetëmbrojtës
Është shoqëruar në polici një serb në Mitrovicë të Veriut, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sprej vetëmbrojtës.
Policia njofton se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari serb shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sprej OC. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
