Shkup, 40-vjeçari vret nënën dhe gjyshen

Një 40-vjeçar nga Shkupi me iniciale J.M. dyshohet se gjatë ditës në mënyrë çnjerëzore ka vrarë nënën 60-vjeçare dhe gjyshen 80-vjeçare.

Informacionin për Alsat e ka konfirmuar MPB nga ku thonë se i dyshuari është arrestuar.

Nuk dihen motivet e vrasjes dhe gjendja psiko-fizike e të dyshuarit.

Go to TOP