Shkodra mirëpret shfaqjen ‘Kërkoj vrasës për nënën’

Në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës u shfaq premiera e dramës “Kërkoj vrasës për nënën”, një vepër e fuqishme që eksploron kufijtë moralë dhe realitetin e zymtë të një familjeje të varfër në krizë.

Shfaqja vë në qendër një djalë të ri, i cili, përballë borxheve dhe vështirësive të jetës së përditshme, arrin në një pikë ku vendos të kërkojë një vrasës për nënën e tij, me qëllimin e vetëm për të përfituar nga siguracioni i saj jetësor.

Regjisori i shfaqjes, Naser Shatrolli, i ftuar në studion e RTK-së, e përshkroi kështu temën e veprës: “Kërkojë një vrasës për nënë’ është temë provokative, është temë që prekë drejtëpërdrejtë në boshtin kryesor të famijes, është fëmiu ai që kërkonë një vrasesë për nënën e tij thjesht ai ka halle, ka borxhe, ka probleme jetike të përditshme, rutinore me njerzt që e rrethojnë në Teksas, në lagjen ku ai jetonë”.

Personazhi kryesor, i dëshpëruar nga rrethanat, zbulon se nëna e tij ka një siguracion prej 50 mijë dollarësh dhe mendon se kjo është e vetmja zgjidhje për të shpëtuar nga mjerimi.

“Ai e kupton që nënë e ti e ka një siguracion prej 50 mijë dolarës dhe do që atë siguracion t’ja marrë dhe t’i paguaj borxhet, dhe kështu e gjenë këtë vrasësin Jou, i cili është detektiv i shtetror”, shpjegoi Shatrolli.

Përtej dramës personale, shfaqja hedh dritë edhe mbi përfshirjen e shtetit në çështje të brendshme familjare.

“Dhe këtu ndërthuret edhe ajo fillozofia e shtetit kur futet mrenda për mrenda konturave të famijës dhe ajo se çfarë ndodhë aty. Në këtë kuptim e ka shkruar autori këtë tekst që është shkruar në vitet 90-ta,” shtoi regjisori.

Në shfaqje luajn aktorët Eemal Sasiku nga Kosova, si dhe Jozef Shiroka dhe Lusi Bregu nga Shqipëria.


Go to TOP