Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Irani ka njoftuar se ka lëshuar afër 100 raketa dhe është zotuar se do të vazhdojë sulmet hakmarrëse, pas goditjes së infrastrukturës së tij ushtarake dhe bërthamore nga Izraeli.
Që nga e premtja, si pasojë e sulmeve izraelite në Iran, janë vrarë të paktën 224 persona. Ndërkaq, në Izrael numri i viktimave ka arritur në të paktën 18. /REL/
1Njerëz duke u evakuuar pasi një raketë e lëshuar nga Irani goditi Tel Avivin, në Izrael, më 16 qershor 2025.Zjarrfikës duke u angazhuar për shuarjen e një zjarri pasi një raketë nga Irani goditi Tel Avivin, më 16 qershor.Sistemi i mbrojtjes ajrore i Izraelit, Kupola e Hekurt, duke shtënë për të penguar raketa gjatë një sulmi iranian mbi Tel Aviv, më 15 qershor.Gjurmët e një rakete shihen mes resh mbi Jerusalem, pas një alarmi për raketa pas lëshimeve nga Irani, më 16 qershor.Njerëz duke u evakuuar pas sulmeve iraniane me raketa në Tel Aviv, më 16 qershor.Një burrë i plagosur duke u ndihmuar në rrugë, pas një shpërthimi në Teheran, mes sulmeve të vazhdueshme izraelite kundër Iranit, më 15 qershor.Një burrë i plagosur duke u ndihmuar që të largohet nga vendi i një shpërthimi në Teheran, më 15 qershor.Një burrë duke bartur një vajzë të plagosur pas një shpërthimi në qendër të Teheranit, mes fushatës së vazhdueshme izraelite të sulmeve kundër Iranit, më 15 qershor.Shpëtimtarë duke punuar në vendin ku një raketë e lëshuar nga Irani goditi Tel Avivin, më 16 qershor.Një shpërthim shihet gjatë një sulmi raketor në Tel Aviv, më 15 qershor.Ushtarë izraelitë duke mbërritur në vendin ku goditi një raketë iraniane, në Bnei Brak, afër Tel Avivit, më 16 qershor.Shpëtimarë izraelitë duke evakuuar një grua të plagosur nga një vend i goditur nga një raketë e lëshuar nga Irani, në Haifa, në pjesën veriore të Izraelit, më 15 qershor.