Shitësi i dyqanit ia zgjodhi blerësit biletën e lotarisë, e cila doli fituese e 500 mijë dollarësh

Një burrë nga Miçigani i ShBA-së kërkoi nga shitësi i dyqanit që të zgjidhte një biletë lotarie me gërvishtje për të dhe përzgjedhja çoi në çmimin e fituar prej 500 mijë dollarësh.

55-vjeçari u tha zyrtarëve të lotarisë se ai ishte lodhur nga pavendosmëria.

“Unë blej bileta të menjëhershme një ose dy herë në muaj, por zakonisht nuk luaj lojëra Cashword”, tha lojtari. “Isha në dyqan dhe kisha 10 dollarë në xhep, kështu që i kërkova shitësit të më jepte një biletë prej 10 dollarësh dhe ai më dha këtë biletë Luxury Cashword”.

Burri fatlum tha se fillimisht mendoi se mund të kishte fituar 1000 dollarë nga bileta.

“Pasi xhaxhai im e kontrolloi biletën, më tha: ‘Ti fitove shumë!’”. Isha shumë i tronditur kur kuptova se kisha fituar 500 mijë dollarë”, theksoi ai.

Go to TOP