Shfaqja “Të turpëruarit” në Etnofest

Ndër shfaqjet që do të vihen në skenë në kuadër të EtnoFest është edhe “Të turpëruarit”, me autor Ayad Akhtar dhe regji nga Altin Basha.

“Të turpëruarit” është një shfaqje që reflekton mbi identitetin, kulturën dhe sfidat e jetës në një shoqëri të diversifikuar.

Personazhet përballen me diskriminim, paragjykime dhe dilema identitare, duke ngritur pyetje të thella mbi origjinën dhe përkatësinë e tyre.

Një thirrje për dialog dhe mirëkuptim ndërkulturor në botën moderne.

Shfaqja luhet më 11 korrik.

Aktorët: Adrian Morina, Blerta Syla Surroi, Aurita Agushi, Kushtrim Sheremti dhe Endrit Ahmetaj.


Go to TOP