Shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë në Vushtrri

Drejtoria e Administratës dhe Njësiti Komunal për të Drejta të Njeriut në Komunën e Vushtrrisë, në bashkëpunim me SHMFU “Migjeni ”, në Stanoc të Ulët, sot kanë shënuar “Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë”.

Për të shënuar këtë ditë është organizuar debat me temën “Roli i Këshillave të Nxënësve në zhvillimin e demokracisë në shkolla”, ku morën pjesë 30 nxënës të klasave të 9-ta.

Në këtë debat, pjesëmarrëse ishte drejtoresha për Administratë në Komunën e Vushtrrisë, Hyrie Uka Hoxha, drejtoresha e SHMFU “Migjeni”, Ardita Shala Bekteshi, zyrtarja e Drejtorisë për Arsim, Edona Shotani, zyrtarja e Drejtorisë së Administratës, Zyrafete Bekteshi, ndërsa për temën ligjëroi Remzije Zekolli.

“Gjatë takimit u diskutua për historikun e demokracisë, për të vazhduar me temën boshte të takimit “Roli i Këshillave të Nxënësve në zhvillimin e demokracisë në shkolla”, ku u diskutua për mënyrën e zgjedhjes së tij, detyrat dhe përgjegjësit e këtij organi të rëndësishëm në shkolla”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

Tutje thuhet se debati ishe i hapur, ndërsa nxënësit kontribuuan në këtë temë duke diskutuar për rolin dhe përgjegjësinë e Këshillit të Nxënësve të Shkollës në realizimin e të drejtave të nxënësve dhe zhvillimit të mendimit demokratik në shoqëri.

Go to TOP