Ben Affleck dhe Jennifer shihen së bashku për herë të parë mes divorcit

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë parë së bashku për herë të parë që nga kërkesa për divorc, duke u përfshirë në atë që dukej të ishte një bisedë e tensionuar në hotelin Beverly Hills të shtunën.

Aktori 53-vjeçar u përkul nga afër për të folur me këngëtaren, ndërsa bënte gjeste me krahët e tij.

Më vonë, ndërsa ishin ulur në makinën e tyre, Jennifer dukej se po i fshinte lotët.

Shkëmbimi u zhvillua para fëmijëve të Benit me ish-bashkëshorten Jennifer Garner-Finn, dhe Samuel dhe binjakët të Jennifer-it, Emme dhe Max, me ish-burrin Marc Anthony. Ben gjithashtu ndan Violet, me Garner.

Jennifer kishte veshur një pulovër të zezë elegante dhe xhinse, ndërsa ecte përkrah Benit në hotelin e famshëm.

Flokët i kishte lëshuar në valëdhe kishte vendosur një palë syze ‘vintage’.

Jennifer mbante unazën e saj të fejesës nga Beni në gishtin e saj të vogël.

Mes thashethemeve të ndarjes, Ben herë pas here shihej pa unazën e tij, ndërsa Jennifer dallohej se e kishte vendosur, duke shtuar spekulimet.

Go to TOP