Sakrificë për shkollim, 5 km në këmbë, prindërit duan transport për fëmijët në Romanat të Durrësit
Prindër të disa nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Shefqet Ndroqi” në Romanat të Bashkisë së Durrësit kanë protestuar në lidhje me vështirësitë që kanë fëmijët e tyre për të ndjekur procesin mësimor për shkak të largësisë. Duke qenë se shkolla e Romanatit përmbledh edhe fëmijët e fshatrave përreth, drejtoria arsimore e Durrësit ka përcaktuar se transport përfitojnë ato fëmijë që e kanë banesën mbi 3 km larg nga shkolla.
Ndërsa të tjerët duhet të shkojnë në këmbë. Por prindërit e tyre shprehen se edhe distancat prej 2 apo 2,5 kilometra nuk mund të përshkohen në këmbë nga fëmijët e tyre pasi rruga nuk ka trotuare dhe është e rrezikshëm që të kalohet nga fëmijët si dhe në kushtet e rënduara atmosferike është e pamundur që fëmijët e tyre të ndjekin procesin mësimor.
Ato i janë drejtuar me një kërkesë bashkisë, drejtorisë vendore të arsimit si dhe njësisë administrative që të mundësohet transporti për fëmijët e tyre, në të kundërt do të bojkotojnë procesin mësimor deri në zgjidhjen e kësaj problematike.