Shehu: Premtimi u mbajt, rruga Junik – Gjeravicë realitet për junikasit
Kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se gjatë mandatit të tij të parë është ndërtuar rruga e bjeshkës Junik – Gjeravicë, një projekt i shumëpritur nga qytetarët e Junikut që nga paslufta, shkruan Kosova.info.
Shehu e cilësoi këtë arritje si realizim të një ëndrre të kahmotshme të të gjithë junikasve dhe theksoi se ky është një premtim i mbajtur para qytetarëve.
“Urime Junik”, ka shkruar Shehu, duke e shoqëruar njoftimin me moton e tij zgjedhore #LDK113 #ruzhdishehu #JunikuPërtej./Kosova.info/
