Sheholli: Vjosa Osmanit ja siguruam ne votat për t’u bërë Presidente përms Listës Serbe (VIDEO)

Fatmir Sheholli në një intervistë për kosova.info, ka thënë se ne si Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, e kemi ndihmuar Vojsa Osmanin që përmes komunikimit me Listën Serbe të sigurojë votat për presidente, Sheholli ka befasuar me kete deklarat duke thënë thënë se i kemi siguruar dy vota që nuk e kishin dhe për këto dy vota dështoi edhe seanca që ishte mbajtur të shtunën, ndërsa një ditë më vonë, pas komunikimit me deputetin e saj Haxhi Abdylin ,të cilin e kishte dërguar Vjosa, siguruam dy vota nga dy deputetët e grupit parlamentar të Listës Serb.

“Vjosa Osmani si kryetare e shtetit ka ardhur me ndihmën tonë në këtë institut, ne i kemi ndihmuar ti digurojë dy vota që nuk i ka pas, që kanë qenë nga grup parlamentar i Listës Serbe, sepse këtë e di Vjosa Osmani, ajo ka dërguar deputetin e saj për të komunikuar me kryetarin e bordit të institutit dhe ne e bëmë për hir të institucionit dhe jo për Vjosen, i kemi ndihmuar se nuk kanë shkuar deputetët, nuk i kanë pasur numrat, të shtunën u mbajt kuvend, nuk kishin numra, pastaj u mbajt të dielën dhe me sa mundëm e ndihmuam me dy deputetë, Adem Hoxhen dhe Fadil Gashin (nga partia rome), përmes komunikimit me listën serbe, sepse këta dy deputet, janë në grup parlamentar të Listës Serbe dhe i kemi dërguar në kuvend dhe kanë votuar”.

Sheholli gjatë intervistës ka thënë se pikrishtë këto dy vota ishin vendimtare që Vjosa Osmani të siguroj numrat për tu bërë presidente, dhe këto vota u siguruan nga ne si IAMN, përmes komunikimit me LS./Kosova.info

Go to TOP