Shefja e UNMIK-it: Hapja e urës së Ibrit për vetura, të zgjidhet me dialog

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka bërë thirrje që të evitohen siç ka thënë ajo “veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet, të rrezikojnë stabilitetin dhe të minojnë besimin midis komuniteteve”.

Kështu raportohet në një postim të UNMIK-ut në platformën “X”

“Përfaqësuesja speciale Ziadeh përsërit se veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet, të rrezikojnë stabilitetin dhe të minojnë besimin midis komuniteteve duhet të shmangen.

Çështjet e pazgjidhura, përfshirë planet për të rihapur urën e Ibrit të Mitrovicës për automjete, të zgjidhen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në këtë njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP