Shefi i OKB-së do të takohet me Putinin në Moskë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të vizitojë kryeqytetin rus të hënën për t’u takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Kjo do të shënojë herën e parë që Guterres takohet ballë për ballë me Putinin që nga fillimi i agresionit në Ukrainë dhe përjashtimit të Rusisë nga Këshilli për të Drejtat të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.

Ai do të ketë edhe një takim pune me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, raporton skynews.

Një zëdhënës shtoi se Guterres do të flasë për arritjen e paqes në Ukrainë pasi lufta nuk sjell dobi për asnjërën palë.

Ndryshe, ekziston mundësia që i pari i OKB-së të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Kiev.

Go to TOP