ShBA-ja ndëshkon Kurtin në prezencë të qindra të ftuarëve, nuk ia japin fjalën në festën e ambasadës amerikane për ditën e pavarësisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka organizuar një festë sot për 247 vjetorin e Pavarësisë së ShBA’së, ku janë ftuar edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.

Të pranishmëve u janë drejtuar Ambasadori Jeffrey Hovenier dhe Presidentja Osmani, por jo edhe kryeministri Kurti.

Kurtit nuk i është dhënë fjala, siç ka ndodhur zakonisht në festat e kaluara, kur të dy krerët e shtetit kanë mbajtur fjalime në ceremoni.

Go to TOP