Serbia koordinohet me Rusinë, Vulin do të takohet me Lavrovin në Moskë

Në kohën kur po zhvillohet Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe po vazhdon pushtimi rus i Ukrainës, zyrtarët serb po vazhdojnë kontaktet dhe koordinimet me Rusinë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, do të bisedojë të hënën, më 22 gusht, në Moskë me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë ruse, Ivan Nechayev, i cili ka dhënë edhe detaje se për çka do të diskutohet në Moskë, raporton N1.

“Pritet që ministrat të diskutojnë një sërë çështjesh të bashkëpunimit ruso-serb dhe të shkëmbejnë mendime për problemet aktuale dhe rajonale”, deklaroi Nechayev.

Theksojmë se edhe Milorad Dodik, lider i serbëve të Bosnje-Hercegovinës, pritet të udhëtojë drejt kryeqytetit rus, raporton klix.ba.

Ndryshe, Serbia është një ndër shtetet e vetme evropiane që nuk i ka vendosur sanksione shtetit rus pas pushtimit të Ukrainës. 

Go to TOP