Serbia e ndalon edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Zulfaj: Përpjekje për të përshkallëzuar tensione

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka njoftuar se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është arrestuar nga policia serbe.

Kjo sipas Zulfajt po bëhet pas suksesit të Kosovës dje në Asamblenë e Këshillit të Evropës e cila rekomandoi për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb)”, tha Zulfaj.

Tutje, Zulfaj tha se të gjithë po mbahen peng, e mes tyre janë edhe dhjetëra fëmijë, të cilët nuk kanë ushqim e mjekim.

“Kjo është një shkelje e hapur e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes në Procesin e Berlinit midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe një përpjekje për të përshkallëzuar tensione”, tha ai.

Go to TOP