Serbi: Fronti i Majtë i Gjelbër zyrtarisht parti politike

Beogradi. 20.06.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Lëvizja NDMBGD mblodhi mbi 11 mijë nënshkrime dhe formalisht u bë parti politike Fronti i Gjelbër-Majtas, e cila do të veprojë në mbarë Serbinë, transmeton Kosova.info.

“Mbledhja e nënshkrimeve për themelimin e Frontit të Gjelbër-Majtas u realizua me sukses në më pak se një muaj, në tridhjetë e tre qytete dhe komuna të Serbisë, që është një arritje unike duke pasur parasysh kapacitetet teknike dhe afatet e kufizuara të noterëve për mbledhjen e nënshkrimeve. “, tha Dobrica Vesellinoviq.

Përveq NDMBGD, Fronti i Gjelbër-Majtas do të përbëhet edhe nga organizatat partnere lokale Masa kritike Kullës, Zgjedhjet për komunën tonë, Iniciativa për Pozhegën, Fronti Lokal Valev dhe Iniciativa për Llajkoc. Së fundi janë hapur zyrat në Nishin, Somborin dhe Uzhicë, ndërsa së shpejti pritet të hapen edhe në Novi Sad, Pançevë dhe qytete të tjera.

Fronti i Gjelbër-Majtas është një parti që do të vazhdojë të promovojë vlerat e përfaqësuara nga lëvizja NDMBGD, pra të ndërtojë një Serbi të gjelbër, të drejtë, të lirë dhe të fortë.

Ne do të luftojmë në territorin e gjithë Serbisë për një shoqëri të lirë civile të mirëkuptimit, drejtësisë, solidaritetit dhe mundësive të barabarta thekson.

“I kemi një borxh të madh mirënjohjeje të gjithë atyre që me nënshkrimet e tyre e mbështetën themelimin e Frontit të Majtë të Gjelbër dhe ftojmë të gjithë qytetarët të mbështesin luftën tonë.” përfundon komunikatë.

Go to TOP