“Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucione”

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power ka thënë se serbët e Kosovës duhet të kthehen nëpër institucione, nga të cilat u larguan muaj më parë.

Komentet i bëri në një intervistë për emisionin Context të ATV-së.

“Siç është shpesh rasti kudo në botë, politika dhe siguria janë të ndërlidhura në mes veti. Qartazi, serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucione sepse kjo do t’ua përmirësonte jetën qytetarëve, do t’i përmirësonte shërbimet, do të përmirësonte ndjenjën e të qenit të përfaqësuar. Nga ana tjetër, edhe stabiliteti është i rëndësishëm, në kuptimin që nuk duhet pasur elemente të armatosura që i provokojnë njerëzit në çfarëdo mënyre”.

Sipas Power, është me rëndësi të ruhet stabiliteti.

“Unë mendoj se është një kohë shumë delikate ku një sitatë e ngrirë mund të “shkrihet” në mënyra që mund të dëmtojnë përparimin e arritur. Prapë, ka të bëj me atë që kur të kthehem në SHBA dhe të takoj liderë të biznesit të mund t’u them se Kosova është një vend i hapur për biznes, shikoni se çfarë reformash kanë bërë, shikoni ankandin për energji diellore që sapo e shpallëm. Pra, është me rëndësi që të ruhet stabiliteti gjatë kohës që po përpiqemi të arrijmë progres politik, por ngecja e progresit politik është vetvetiu destabilizuese”.

Go to TOP