Seminari XVIII i Albanologjisë: Vlerësohet kontributi i Rexhep Qosjes për letërsinë dhe kulturën shqiptare
Instituti Albanologjik i Prishtinës njofton se më 25 shtator 2024, është mbajtur Seminari XVIII i Albanologjisë, organizuar nga Universiteti i Tetovës “Fadil Sulejmani”. Tema kryesore e seminarit ishte “Kontributi i Rexhep Qosjes për letërsinë dhe kulturën shqiptare”.
Hapja solemne u bë nga Dr. Shefkije Islamaj, e cila mbajti një fjalë rasti dhe prezantoi kumtesën e saj mbi estetikët e romaneve të Qosjes.
Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë me kumtesat e tyre edhe studiues të njohur të Institutit Albanologjik të Prishtinës, duke përfshirë Dr. Hysen Matoshin, Dr. Shpresa Ismajlin dhe të tjerë.
Instituti është i hapur për bashkëpunime të mëtejshme me Universitetin e Tetovës dhe institucione të tjera shkencore shqiptare. /Kosova.info/