Selvete Bajrami dhe Flakrim Gashi publikojnë këngën “Qysh pe lojm me njoni tjetrin”
Selvete Bajrami dhe Flakrim Gashi kanë nxjerrë sot projektin e ri muzikor. Kënga titullohet “Qysh pe lojm me njoni tjetrin” dhe sjell një atmosferë të qetë, me melodi të lehtë dhe interpretim të sinqertë nga të dy artistët.
Bajrami dhe Gashi përcjellin një histori të thjeshtē, me tekst që lidhet shpejt me publikun. Kënga po qarkullon tashmë në rrjetet sociale dhe po merr reagime pozitive që në orët e para pas publikimit.
Ky bashkëpunim pritet të jetë një prej projekteve që do të dëgjohet shpesh gjatë ditëve në vijim./Kosova.info/
