Selena Gomez: Jam gati për pak argëtim

Këngëtarja dhe aktorja 30-vjeçare, Selena Gomez, konfirmoi planet për muzikë të re gjatë episodit të së hënës në The Tonight Show me Jimmy Fallon.

Gomez publikoi këngën e re “My Mind & Me”, së bashku me dokumentarin e saj Apple TV+ me të njëjtin emër në nëntor.

Në The Tonight Show, Gomez tha se po punon për më shumë projekte muzikore në Nju Jork.

“Unë jam mësuar të shkruaj këngë të trishtueshme për vajza, sepse jam e mirë në këtë. Por jam gati të argëtohem dhe mendoj se njerëzve do t’ju pëlqejë”, tha ajo.

“Në fakt po e bëj këtu, gjë që është e mrekullueshme”, shtoi ajo për punën në studio.

Gomez publikoi albumin e saj më të fundit “Rare”, në janar të vitit 2020, përcjell Klankosova.tv

Dokumentari “Selena Gomez: My Mind & Me” ndjek Gomez gjatë gjashtë vjetëve teksa ajo gjen lidhjen dhe qëllimin mes betejave të saj shëndetësore dhe rrugëtimit me shëndetin mendor.

“Ne kemi kaluar nëpër të gjitha fazat e ndryshme të jetës sime nga, e dini, kur u diagnostikova dhe bëmë të gjitha gjërat që duhej të kaloja”, tha ylli në The Tonight Show.

“Nuk mund ta shikoj. Dhe për të qenë e sinqertë, kisha frikë ta lëshoja. Por e dija se të qenit i sinqertë dhe plotësisht transparent ishte ajo për të cilën dua të njihem. Nuk dua të jem një gjë e paarritshme. Unë dua që njerëzit të dinë se nuk jeni vetëm ju dhe se ata nuk janë vetëm”, shtoi ajo.

Go to TOP